16:56 / E Diele, 20 Gusht 2023 / C E

West Ham – Chelsea, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes derbi të Londrës Perëndimore në mes të West Ham dhe Chelsea.

Chelsea pas derbit të xhiros së parë të Premier Ligës kundër Liverpool, e cila përfundoi me rezultat 1-1 dhe pa fitues, sot do ta këtë një derbi tjetër që do ta luajë jo shumë larg nga Stamford Bridge pasi që do të përballet me rivalët e lagjes së tyre të Londrës Perëndimore, West Ham United.

Edhe West Ham e përfundoi ndeshjen e parë me barazim kundër AFC Bournemouth, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat të njëjtë, barazim 1-1.

Pra të dy skuadrat e fillojnë ndeshjen me pikë të njëjta dhe golëdallim të njëjtë dhe do të jenë në kërkim të fitores së parë në këtë sezon.

David Moyes ka zgjedhur që sot të startojë me një sulm të fortë ndaj Chelsea ku nga minuta e parë do të startojë Lucas Paqueta që do të tentojë t’i shkaktojë telashe mbrojtjes së Bluve. Atë do ta shoqërojnë në sulm Antonio, Benrahma dhe Bowen.

Miliarderët e Chelsea në anën tjetër do të tentojnë medoemos pikët në këtë takim me Pochetinon që ka vendosur mos të luajë sonte me transferin 100 milionë funtesh Moises Caicedo në mesfushë por me Enzon Fernandezin, Chukwuemeka dhe Gallagher kurse në sulm sonte do të jenë Sterling dhe Jackson. 

West Ham:

Chelsea: Sanchez; Gusto, Disasi, Colwill, Silva, Chilly, Enzo, Carney, Conor, Sterling, Jackson