15:25 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

West Ham e qet në “mal” rivalin lokal të quajtur Arsenal

Ekipi i West Ham ka arritur të mposhtë Arsenalin me rezultat 1:0

Derbi londinez si gjithmonë ishte një ndeshje interesante me tensione, transmeton Indeksonline.

Në pjesën e parë dy ekipet patën rastet e tyre. Golin për ekipin e West Ham e shënoi  Rice në minutën e 38-të pas një asistimi të Samir Nasrit.

Pjesa e dytë Arsenali me gjitha forcat u mundua ta barazonte por assesi të thyente mbrojtjen e West Ham.

Me këtë humbje Arsenali rrezikon pozitën e pestë. Kjo pasi që ka 41 pikë, tre më pak se Manchester United që luan nesër.

Kurse West Ham me këtë fitore ngritët në pozitën e tetë me 31 pikë./Indeksonline/