10:20 / E Martë, 31 Gusht 2021 / B O

West Ham godet në ditën e fundit të afatit kalimtar, dy superblerje

Skuadra londineze, West Ham ka arritur të godas në ditën e fundit të afatit kalimtar. Çekanët kanë siguruar shërbimet e sulmuesit kroat, Nikola Vlasic.

30 milionë euro do i ka kushtuar skuadrës angleze blerja e 23 vjeçarit kroat nga Cska Moska.

West Ham nuk është ndalur me kaq. Ata janë pranë marrëveshjes me Ajaxin për transferimin e mbrojtësit argjentinas, Tagliafico.

12 milionë euro pritet të jetë shuma e transferimit të yllit argjentinas./Indeksonline/