16:27 / E Martë, 04 Gusht 2020 / C E

West Ham kërkon transferimin e futbollistit “emergjent” të Barcelonës

 West Ham  janë vënë pas sulmuesit të Barcelonës, Martin Braithwaite.

‘Hammers’ po shpreson që të arrijë një marrëveshje me vlerë prej 20 milionë eurosh për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, raporton Mundo Deportivo.

Futbollisti danez më herët gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e skuadrës angleze të Middlesbrough dhe tani tek Barcelona ka konkurrencë të madhe për të zënë një vend titullari.

29 vjeçari u ble nga Barca në muajin shkurt në kushte emergjence pas lëndimit të Dembele.

Braithwaite i kushtoi klubit katalonas 18 milionë euro. /IndeksOnline/