“West side family” rikthejnë zërin e Dr.Florit, sjellin surprizën për të gjithë fansat (Foto)
Ndarja nga jeta e Dr. Florit në moshë shumë të re tronditi gjithë publikun shqiptar e të mos flasim për bashkëpunëtoret dhe familjen e tij.
Tre vjet pas ndarjes së tij nga jeta, pjesëtarët e tjerë të grupit, Landi dhe Miri do të sjellin këngën e tyre të re ku do të jetë edhe zëri i Florit.
“Pa fjalë të tepërta! West Side Family vjen së shpejti…” kishte shkruar Landi në “Instagram”.
Shumë shpejt pritet që kjo këngë të publikohet dhe të mund ta ridëgjojmë treshen përsëri./Indeksonline/