20:39 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Whatsapp del jashtë konrollit në gjithë botën

Aplikacioni i komunikimit “Whatsapp” ka pushuar pak minuta më parë së funksionuari në të gjithë globin.

Kanë qenë miliona përdorues që kanë nxituar të ankohen në rrjetet sociale për mosfunksionimin e WhatsApp, madje edhe përhapur me shpejtësi hashtagun “Whats App Down” (Whats App ka rënë).

Ende janë të paqarta arsyet e kësaj avarie të një prej rrjeteve më të përdorura të komunikimit në botë.

Megjithatë, duket se pas disa minutave, gjithçka i është kthyer normalitetit.

Aplikacioni në pronësi të Facebook-ut, numëron mbi 1 miliard përdorues në mbarë botën dhe një defekt i vogël mund të cenojë komunikimin mes tyre.