16:56 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

WhatsApp do të fillojë te ketë reklama, mos po e humb sigurinë e privatësisë?

Themeluesit e WhatsApp Brian Acton dhe Jan Koum janë larguar nga Facebook për shkak të diferencave me Mark Zuckerberg dhe stafin udhëheqës të Facebook rreth mënyrës se si WhatsApp duhet të bëjë më shumë para, transmeton Indeksonline.

Pas largimit të themeluesve, WhatsApp pritet të ketë reklama. Me këtë gjë, Facebook dëshiron të fitoj 10 miliard dollarë në pesë vitet e ardhshme nga WhatsApp.

Sa i përket sigurisë së mesazheve pritet që të mbetet kështu siç ka qenë për momentin por ende nuk i dihet se çka mund të ndodhë./Indeksonline/

Temat: