07:34 / E Hënë, 12 Mars 2018

WhatsApp ju jep kaq minuta kohë për të fshirë mesazhet

Aplikacioni i shumëpërdorur, WhatsApp do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm, që ka të bëjë me fshirjen e mesazheve që janë dërguar.

Opsioni është në funksion prej kohësh, por pritet që t’i nënshtrohet një tjetër ndryshimi që lidhet me kohën.

Aktualisht, çdo person ka 7 minuta kohë për fshirjen e një mesazhi, por kjo kohë do të zgjerohet dhe do të kemi në dispozicion plot 68 minuta e 16 sekonda.

Inxhinierët kanë menduar edhe për rastin kur i njëjti mesazh ndoshta do ju duhet sërish. Ju mund ta rikuperoni mesazhin e fshirë. Lidhur me ndryshimin ka nisur testimi dhe pritet që së shpejti të bëhet aktiv.

Të fundit