10:06 / E Martë, 19 Janar 2021 / M. M

WhatsApp në telashe, Turqia nis hetimet për versionin e ri

Autoritet turke kanë nisur hetimet për versionin e ri të WhatsApp-it, i cili kërkon që të ndash më shumë të dhëna me Facebookun.

Platforma popullore e mesazheve është kritikuar shumë kohët e fundit për shkak se kërkon nga përdoruesit që të bien dakord me termat e rinj ose dryshe do të rrezikojnë humbjen e llogarisë së tyre, më 8 shkurt.

Facebooku pretendon të monetizojë WhatsApp-in duke lejuar reklamuesit të kontaktojnë me klientët direkt nëpërmjet aplikacionit, ndërkohë që këto ndryshime kanë nisur të funksionojnë së fundmi.

Nëpërmjet këtij hapi, përveç mesazhit që mbetet i koduar, reklamuesit mund të marrin informacion nëpërmjet profilit tuaj, duke thyer privatësinë.

Autoritetet turke kanë refuzuar këtë version të ri të WhatsApp-it, duke I dënuar rëndë rregullat e reja. Shumë politikanë i kanë bërë thirrje qytetarëve të bojkotojnë aplikacionin, duke përdorur kështu aplikacione vendëse.

Ndërkohë që opozitarët turq kanë thënë se kjo është një politikë e Qeverisë për të vendosur nën kontroll edhe privatësinë e turqve.