21:04 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / OSH

Wijnaldum nuk ndihet i lumtur tek PSG

Mesfushori holandez, Georgino Wijnaldum, iu bashkua skuadrës së PSG si agjent i lirë gjatë verës.

Wijnaldum nuk arriti akord me Liverpool pasi dëshironte rritje page, ndërsa këta të fundit nuk i ofruan kushte të reja.

Por, holandezi nuk ndihet i lumtur as tek PSG, pasi po përballet me mungesë të minutazhës nën urdhërat e Pochettinos.

“Të jem i sinqert, nuk mund të them se jam komplet i lumtur tëk PSG pasi nuk është situata që un doja. Ndonjëherë kur nuk luan është shqetësuese”, tha mesfushori.

Ish-mesfushori i Newcastle është paraqitur në 11 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat, por vetëm në 4 nga to ka startuar.