08:38 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Wilder dhe Fury s’do të përballen me njëri tjetrin gjatë matjeve, kjo është arsyeja

Deontay Wilder dhe Tyson Fury nuk do të përballen me njëri tjetrin në matjet zyrtare që do të bëhen sot, para meçit të tyre që zhvillohet të dielën herët në mëngjes me kohën tonë lokale.

Ky vendim erdhi pasi organizatorët po kërkojnë të parandalojnë çfarëdo konfrontimi të mundshëm mes dy boksierëve.

Furydhe Wilder u shtynë me njëri tjetrin në konferencën para ndeshjes së parë vitin e kaluar, dhe e bënë prapë të mërkurën ku u desh të ndërhynte edhe sigurimi.

Komisioni atletik i Nevadas ka vendosur që boksierët të mos shihen me njëri tjetrin gjatë matjeve, transmeton Indeksonline.

Fury dhe Wilder do të kryejnë matjet rreth orës 23:00, me mijëra fansa që do të marrin pjesë në MGM’s Grand Garden Arena./Indeksonline/