12:04 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Wilderi – i pa kënaqur që trajneri dorëzoi ndeshjen, do ta shkarkojë menjëherë

Deontay Wilderi ka bërë të ditur se do të shkarkojë trajnerin e tij Mark Brelandin, shkaku i hedhjes së peshqirit në ring në humbjen ndaj Tyson Furyt.

Bronze Bomberi pësoi jo vetëm humbjen e parë në karrierë, mirëpo humbi edhe titullin WBC në peshat e rënda nga Gypsy King.

Amerikani ka sqaruar se veprimi i trajnerit të tij ishte i ngutshëm dhe nuk ka arritur të kuptonte se boksi për të është jetë.

“E kuptoj se ai kishte menduar vetëm më të mirë për mua dhe kishte menduar se ndoshta ka bërë gjënë e duhur në atë moment, por për mua boksi është jeta ime dhe ai duhet t’i kuptojë dëshirat e mia”, ka thënë Wilderi në një intervistë për Yahoo Sports.

“Jam shumë i dëshpëruar me atë gjë, pasi kam biseduar disa herë me Mark dhe nuk është emocionale”.

“Nuk është gjë emocionale, është gjë parimore. Kjo gjë është diskutuar edhe vite më parë dhe nuk ka ndodhur. E kam thënë si luftëtar, si kampion, si lider, si një rregull, dua të vazhdoj në kokën time”, ka shtuar më tej ai.

Kujtojmë se Wilderi ka marrë një pezullim mjekësor për gjashtë javë nga çdo aktivitet në boks pas lëndimeve të pësuara në rimeçin ndaj Furyt.