10:43 / E Enjte, 18 Gusht 2022 / A. M.

Wilder rikthehet në ring, ja me kë do të ndeshet

Deontay Wilder do të rikthehet në ring të shtunën më 15 tetor kundër Robert Helenius.

Ish-kampioni i peshave të rënda në WBC, Deontay Wilder, do të kthehet në ring kundër finlandezit Robert Helenius më 15 tetor, lufta e tij e parë që nga përfundimi i meçit të tretë të tij kundër Tyson Fury .

“Ka qenë një udhëtim i gjatë për mua dhe që nga sot ai vazhdon,” tha në një deklaratë të mërkurën 36-vjeçari Wilder .Lufta do të zhvillohet në Barclays Center të Brooklynit./IndeksOnline/