Wilder tregon saktësisht se si do ta nokautojë Furyn
Deontay Wilder e di se ai do ta ndalë Tyson Fury – sepse e ka ”sfiduar” tashmë 75 herë në kokën e tij.
Boksieri i peshave të rënda i ka përfunduar 39 nga 40 përballjet e tij me KO, shpreson ta vazhdojë rekordin e tij edhe të shtunën.
Dhe Wilder tashmë e ka dhënë një mendim se si do të shkojë kjo përballje sipas pikëpamjes së tij, tranmseton IndeksOnline.
”E kam sfiduar atë tashmë 75 herë në mendjen time. E lejoj mendjen time të mendoj gjëra të tilla”, tha Wilder për Oddschecker.
”E shoh veten duke e nokautuar Furyn në këtë përballje”.
Përndryshe, së fundmi është përfolur se fituesi i këtij dueli do të përballet me Anthony Joshuan më 13 prill në ”Wembley”./IndeksOnline/