11:49 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Wilson: Amerika duhet të ketë rol në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Nënpresidenti ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, beson se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe SHBA të ketë rol më aktiv në rajon.

“Mendoj se ka kuptim që Shtetet e Bashkuara të jenë pjesë e këtij procesi, padyshim, para së gjithash, të dy palët duhet ta udhëheqin atë. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të luajë një rol të vlefshëm si ndërmjetës, por amerikanët nuk duhet të ulen jashtë. Duhet ta kemi rolin dhe ndihmën që dialogu të çojë në një përfundim konstruktiv “, ka thënë Wilson.