19:40 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Wilson nga Atlantic Council lavdëron paraqitjen e Thaçit në Budva

Zëvendëspresdenti i “Atlantic Council”, Damon Wilson ka lartësuar qëndrimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një diskutimi sot në forumin “To be Secure”, që është mbajtur në Budva.

Duke cituar presidentin Thaçin se “izolimi i Kosovës është një formë e diskriminimit, derisa status-quo nënkupton regres dhe ngadalëson procesit të zgjerimit”, Wilson në profilin e tij në Twitter ka shkruar “Qartësi strategjike e Presidentit Thaçi”.

Ai më tej ka shkruar se presidenti Thaçi ka thënë se nuk do të ketë shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por vetëm një demarkim të kufirit si në rastin e Kosovës dhe Malit të Zi.

Zëvendëspresdenti i “Atlantic Council”, Damon Wilson ka qenë në një panel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Wilson para pak ditësh ishte mysafirë në Prishtinë, ku zhvillojë takime me krerët e shtetit të Kosovës.