75 Mall Live Search
13:52 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / MSH

Winnie Harlow fejohet me basketbollistin e njohur

Supermodelja Winnie HarloW i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo është fejuar me të dashurin e saj, basketbollistin e NBA-së, Kyle Kuzma.

Kuzma shfrytëzoi ditën e të dashuruarve t’i propozojë martesë partneres së tij, me një ceremoni private dhe shumë simpatike, shkruan IndeksOnline.

Ylli i Milwaukee Bucks më në fund e bëri pyetjen e rëndësishme, pas një lidhjeje gati 5-vjeçare me modelen.

Urimet e shumta kanë shkuar në adresën e çiftit, që aktualisht po shijon ditët e veçanta.

Kylë dhe Winnie filluan të bisedojnë me njëri-tjetrin në rrjete sociale, për t’u shpërngulur bashkë gjatë izolimit nga pandemia COVID-19./IndeksOnline/