23:04 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Wolves ‘arrë e fort’ për Manchester United

Ndeshja e fundit e javës së dytë në Premier Ligë mes Wolves dhe Manchester United është ndarë me rezultat të ‘bardhë’ 1 me 1.

Të parët që shënuan ishin United me anë të Martial në minutën e 27-të pas një aksioni të mrekullueshëm.

Me rezultat 0:1 mbaroi pjesa e parë, transmeton Indeksonline.

Në minutën e 55-të, Ruben Neves me një super gol arriti të barazoi rezultatin për ‘Ujqërit’.

Paul Pogba humbi penaltinë në minutën e 68-të.

Përkundër rasteve që kishin dy skuadrat, rezultati mbeti baras deri në fund.

United pas këtij barazimi numëron katër pikë pas dy jave dhe gjendet në pozitën e katërt.

Kurse, Wolves pas dy jave ka dy barazime dhe pozicionohet në pozitën e 13-të./Indeksonline/