10:51 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Blerim

Wolves vjen me përforcimin e madh

Skuadra e Premierligës, Wolves ka firmosur sot me ish-futbollistin e Real Sociedadit, Willian Jose.

Jose, nga sot do të vesh fanellën e Wolves, i cili do të jetë me ta deri në fund të këtij sezoni si formë huazimi, shkruan IndeksOnline

Wolves është duke kaluar në një formë të dobët dhe transferimi i Joses është pritur me padurim nga tifozët e klubit.

Ai mund të bëjë debutimin e tij ndaj Chelsea më 27 janar.