“X”-i me plot reagime ndaj reperit Diddy: “Do të futet në burg”
Mëngjesin e sotëm u përhap lajmi se reperi amerikan Sean “Diddy” Combs u arrestua në Manhattan.
Arrestimi pasoi me bastisje në dy nga pronat e tij në Los Angeles dhe Miami në muajin mars. Një person i afërt me prokurorinë tha për “New York Times”-in se ai beson se reperi i famshëm amerikan po akuzohet për shantazh dhe trafik njerëzish në cilësinë e shfrytëzimit seksual, transmeton Indeksonline.
Tashmë interneti është mbushur plot me komente nga fansat e tij, por kanë folur edhe ata që nuk e duan dhe mendojnë, siç thonë ata, “se e ka merituar”.
“Jam i sigurt se ai do të përshtatet mirë në burg, do t’i pëlqejë atje”, tha me shaka një përdorues i X-it (ish-Twitter). Një tjetër shkroi: “Nuk e di pse ishte surpriza. Të gjithë e dinim që ai e bëri këtë dhe ndoshta do t’i ikë… Ndoshta do mbajë një vit burgim”.
“Ndoshta është njeri i keq, por duhet ta pranoni se ka këngë vërtet tërheqëse, kjo është e rëndësishme për mua”, ka shkruar një nga fansat e tij./Indeksonline/
BREAKING: Sean “Diddy” Combs has been arrested in New York.
— aka (@akafacehots) September 17, 2024