14:54 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

X7 i ri po vjen, BMW zbulon pamje nga fabrika [Foto]

Fabrika në Spartanburg e BMW-së ka filluar të nxjerrë njësitë e para të prodhimit X7.

Prodhuesi bavarez tani është në fazat përfundimtare të zhvillimit të X7, me versionin e prodhimit që pritet të arrij në treg në fund të vitit 2018.

“Ky është një automjet shumë i vecantë dhe punonjësit tanë janë në kërkim të një anëtari tjetër të familjes X ” , tha Knudt Flor, kreu i fabrikës BMW Group Spartanburg.

Shembujt e para-prodhimit të BMW X7 do të përdoren për homologimin dhe regjistrimin, si dhe për testet e qëndrueshmërisë në kushte ekstreme të motit.

BMW ka lëshuar disa imazhe duke treguar modelin në linjat e montimit dhe duke shfaqur disa detaje të këtij modeli.

X7 do të rivalizojë modelet si Range Rover dhe Mercedes GLC-Class. /IndeksOnline/