21:36 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

X7, Q7 dhe GLS së bashku nuk kanë teknologji sa VW Touareg 2019

Touaregu i ri renditet në një segment të lartë në kategorinë e veturave SUV me dizajnin e tij ekspresiv, sistemet e reja inovative, komoditetin, sigurinë si dhe cilësinë e lartë të materialeve në dizajnin e brendshëm dhe të jashtëm. Është i pajisur me sisteme të larta të sigurisë, digjitalizimit, ndriçimit dhe sisteme informative për asistencë në vozitje.

Shoferi dhe pasagjeret nuk kanë nevojë të përshtaten me makinën, makina përshtatet me preferencat e tyre.

Ashtu si një smartphone i ri, Touareg është dizajnuar për t’iu përshtatur nevojave personale. Kjo mundësohet nga një nivel i ri i sistemeve dhe programeve të lidhura dhe të kontrolluara përmes ndërfaqeve digjitale dhe timonit multifunksional, shkruan IndeksOnline.

Konsiderohet si njëra prej makinave më të sigurta në botë, me sisteme të sigurisë si “Night Vision” apo vizioni i natës, që i zbulon njerëzit dhe objektet në errësirë përmes një kamere infra të kuqe.

“Lane Assist” apo drejtimi gjysmë i automatizuar që përfshin mbajtjen e korsisë, përshpejtimin dhe frenimin deri në 60km/h.

“Front Cross Assist”, që përdor radarë para dhe anash për detektim të objekteve, ku e paralajmërojnë shoferin kur paraqitet ndonjë rrezik dhe në rast se shoferi nuk reagon, makina frenon në mënyrë automatike.

Fuqia e motorit është 3.0 me 286 kuaj fuqi. Ndërruesi 8 shpejtësi DSG Automatik. Tërheqje 4×4 (me 4 rrota) Emetimi i gazrave EURO 6. /IndeksOnline/