Xabi Alonso arrin marrëveshjen me Chelsean
Xabi Alonso do të rikthehet si trajner pas një pauze të shkurtër.
Ai ka arritur marrëveshjen për të marrë drejtimin e Chelseat, për sezonin e ardhshëm si zëvëndësuesi direkt i Liam Roseniorit.
Sipas Fabrice Hawkins, Alonso do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare si trajner i ri i Chelseat.
Kjo lëvizje do të jetë një mundësi e artë për Alonson ta provojë veten në një nga ligat më të forta në botë siç është Premierliga.
Spanjolli, së fundmi ishte te Real Madridi por që u shkarkua pas humbjes në Superkupë ndaj Barcelonës./IndeksOnline/

