08:58 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / G T

Xabi Alonso e ndaloi stërvitjen dhe kishte diçka për t’ju thënë lojtarëve: Jo, jo me topa të gjatë…!

Xabi Alonso me Bayer Leverkusenin është duke pasur sukses të jashtëzakonshëm dhe një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon më së miri arsyen.

Trajneri spanjoll shihet duke ndalur seancën stërvitore për shkak se lojtarët e tij gjuajnë topa të gjatë gjatë aksionit, shkruan Indeksonline

“Jo, jo, jo… Jo me topa të gjatë”, reagon Xabi në këtë video të postuar në rrjetet sociale.

Kujtojmë që klubi gjerman tashmë ka siguruar titullin e Bundesligas dhe është pa humbje në të gjitha kompeticionet. Ata janë në garë edhe për dy tituj tjerë, si UEFA Europa League dhe DFB Pokal./Indeksonline/