Xabi Alonso gjithnjë e më afër Chelseas
Xabi Alonso pritet të rikthehet në rolin e trajnerit pas largimit nga Real Madridi.
Spanjolli ka disa kohë që është lidhur me skuadrën e Chelseas, dhe duket se marrëveshja është shumë afër, shkruan IndeksOnline.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, ka pasur një takim mes drejtuesve të Chelseas dhe Xabi Alonsos, ku bisedimet kanë shkuar shumë mirë.
Vendimi përfundimtar do të vije së shpejti, pasi skuadra londineze synon të emëroj trajnerin e ri para fillimit të Kupës së Botës./IndeksOnline/

