09:25 / E Diele, 19 Dhjetor 2021 / MSH

Xavi: Barcelona ka humbur modelin e lojës

Xavi Hernandez thotë se Barcelona e ka humbur identitetin e saj gjatë gjashtë viteve që ai ka qenë larg klubit.

Xavi u largua nga Barca si lojtar në 2015 pasi fitoi trefishin nën drejtimin e Luis Enrique dhe pranon se është befasuar nga ajo që ka hasur që nga kthimi si trajner muajin e kaluar.

“Ne kemi humbur modelin e lojës [të Barcelonës] dhe duhet ta rikthejmë atë”, tha Xavi në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Unë nuk kam qenë këtu për gjashtë vjet dhe ka gjëra që më kanë befasuar taktikisht. Unë nuk isha këtu, kështu që nuk e di se kush është përgjegjës për këtë, por kjo po e vështirëson punën për ne”, shkruan ESPN.

“Shumica e madhe [e lojtarëve] nuk e kuptojnë lojën pozicionale. Ka mekanizma që unë i kam kuptuar që në moshën 11-vjeçare dhe ne kemi lojtarë këtu që nuk kanë punuar me to.”

Fitorja kundër Elche e çoi Barçën në vendin e shtatë në La Liga pas zhgënjimit të rrëzimit në Europa League javën e kaluar.

Për t’i kthyer gjërat, Xavi i është kthyer rinisë, me lojtarë ende teknikisht të regjistruar në ekipin B që shënuan të tre golat kundër Elçes në ndeshjen e fundit.

“Kam luajtur këtu kur isha 18 vjeç dhe isha i frikësuar. Këta djem po shpërthejnë me personalitet. Jam i kënaqur me këtë brez, Gavi është veçanërisht emocionues”.

“Ajo që është më e habitshme për Gavin është mosha e tij, ai është 17 vjeç. Shikoni se si po konkurron. Sot ai bëri diferencën me një gol dhe një asist. Nuk dua ta krahasoj me askënd, vetëm sigurohuni që të mos vendosë frena sepse nuk ka kulm”.

Xavi tha se brezi në zhvillim i talenteve te Barça mund të rezultojë “madje më i mirë” se brezi që ai erdhi dhe luajti me Pep Guardiolën një dekadë më parë.

“Ne po flasim për shtatë lojtarë në një nivel shumë të mirë që mund të bëjnë diferencën”, tha ai. 

“Kur them se ata po bëjnë diferencën, nuk është një mesazh për veteranët, por janë fëmijët që shënojnë golat dhe i bëjnë ata”.