11:47 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Xavi Hernandez fiton betejën me koronavirus!

Xavi fiton një tjetër duel të rëndësishëm në karrierë, këtë herë jo në fushën e lojës.

Ish-mesfushori i famshëm i Barcelonës ka fituar betejën me koronavirusin.

40-vjeçari, aktualisht trajneri i Al-Sadd në Katar, u prek nga koronavirusi katër ditë më parë. Rezultati i testit të kryer doli pozitiv dhe Xavi nisi karantinën.

Gjatë ditë së mërkurë ka kryer testin e radhës dhe përgjigja e ka çliruar përfundimisht.

Trajneri iberik, i cili ishte një nga të parët futbollistë që vendosi të ndihmojë autoritetet shëndetësore në luftën kundër COVID-19, duke dhuruar së bashku me partneren e tij, Nuri Cunillera, 1 milion euro për Hospital Clinic në Barcelonë, ka rezultuar negativ, duke fituar një tjetër betejë në jetën e tij.