17:17 / E Diele, 29 Mars 2020 / indeksADMonline

Xavi i tregon Barcelonës “kushtet” për tu kthyer në Camp Nou

Ish-kapiteni i Barcelona-s dhe trajnerit aktual iAl-Sadd, Xavi Hernandez ka dëshirë të kthehet te katalanasit, por me kushtet e tij.

Një nga simbolet e skuadrës që ka fituar gjithçka ka folur në një intervistë të dhënë për El Magazine, dhe ka treguar se i ka idetë e qarta dhe një personalitet të madh.

Xavi ka konfirmuar se është kontaktuar nga Barça pak kohë më parë, por ka dashur të marrë pak kohë.

Natyrisht që dua të kthehem te Barcelona, por duhej ta provoja veten si trajner për t’u dhënë një kontribut lojtarëve. Megjithatë, kam folur me ata: imagjinoj një projekt nga zero dhe që unë të kem fuqi të plota në marrjen e vendimeve”.

Edhe pse nuk e përjashton mundësinë që të kthehet në Camp Nou me drejtuesit aktualë, Xavi nuk fshihet.

Duhet të jem në sintoni me të gjithë. Nuk mund të ketë elementë negativ në ekip. Do të doja të punoja me persona të stafit tim me persona te të cilët kam besim dhe të cilët janë shumë të vlefshëm. Nuk dua të vendos vetëm. Këtu i marrim vendimet bashkë me personelin, edhe pse fjala e fundit më takon mua”.

 “Pjesa më e madhe e ekipit më duket e jashtëzakonshme. Duke filluar nga portieri. Jordi Alba dhe Pique, Busquets janë më të mirët në botë në rolin e tyre. Këtyre u duhen shtuar Suarez, De Jong dhe Arthur. Me këtë bazë mund të  fitosh për shumë vite. Do të duheshin ndoshta dy sulmues krahu, si Neymar. Do të ishte një përforcim fantastik si Sancho ose Gnabry”. /IndeksOnline/