15:06 / E Diele, 05 Korrik 2020 / indeksADMonline

Xavi nuk do të jetë trajneri i Barcelonës, rinovon kontratën me klubin në Katar

Kohët e fundit është folur shpesh që ish mesfushori legjendar i Barcelonës Xavi Hernandez mund të ulet në pankinën e klubit “blaugrana” ndoshta që këtë verë, nëse shkarkohet Quique Setien.

Edhe vetë ish kapiteni i kuqebluve ka pranuar se dëshiron të drejtojë një ditë skuadrën, por duket se diçka të tillë e ka shtyrë për ta bërë pas përfundimit të zgjedhjeve për president të klubit.

Kjo pasi Xavi ka vendosur të rinovojë kontratën me skuadrën Al Sadd në Doha të Katarit, të cilën e ka stërvitur edhe në sezonin që lamë pas, duke e shpallur kampione. Kontrata e re do ta mbajë Xavin të lidhur me klubin nga Katari deri në verën e ardhshme.