23:49 / E Diele, 21 Prill 2024 / G T

Xavi: S’dua të flas për gjyqtarët sepse më dënojnë, u pa e gjitha

Skuadra e Barcelonës pësoi humbje në javën e 32-të në La Liga, pasi u mposht në “El Clasico” nga Real Madridit me rezultatin 3:2.

Trajneri spanjoll, Xavi ka folur pas ndeshjes dhe tha se skuadra e tij e meritoi fitoren sonte në “Santiago Bernabeu”, shkruan Indeksonline

Shumë polemika kishte në këtë takim, kurse Xavi thotë se nuk guxon ta fajsoj gjyqtarin sepse mund të dënohet pastaj.

“Ishim skuadra më e mirë sonte. E merituam fitoren. Këta lojtarë kanë talentë potencial dhe të ardhmje këtu në Barcelonë.

“Nuk dua të flas asgjë për gjyqtarët, të gjithë i kanë pa tashmë ato raste. Nëse flas, ata më dënojnë mua”, u shpreh Xavi

Kujtojmë që me këtë humbje, Barcelona mbetët 11 pikë mbrapa liderit, Real Madrid./Indeksonline/