23:39 / E Enjte, 10 Qershor 2021 / G

Xhafer Tahiri thotë se LDK i fiton 12 komuna në zgjedhjet e vjeshtës

kryesia ldk xhafer tahiri

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri ka thënë se partia e tij, përveç se do të mbajë komunat aktuale që i ka në qeverisje, do të fitojë edhe disa të reja në zgjedhjet lokale që do të mbahen sivjet në vjeshtë.

Tahiri thotë se LDK-ja po i bën hapat e duhur t’i rikonfirmojë komunat aktuale.

“LDK do ta rikthejë Podujevën dhe Prishtinën. Në Klinë katër parti ndahen vetëm me 300 vota. Do të jetë shumë me rëndësi përzgjedhja e kandidatëve. Dragashi do të merret. LDK është mundur nga PDK vetëm me votat e subjekteve minoritare. Nuk do të thotë se është kësaj here minoritarët do të shkojnë me PDK-në”.

Kryetari i Vushtrrisë thotë se gjasat e mëdha janë që LDK t’i  rikthehejë Prizrenin dhe Ferizajn.

“Mund të them se LDK do të fitojë mbi në mbi 10 komuna. LDK fiton së paku 12 komuna në zgjedhje komunale”, ka deklaruar Tahiri, përcjell Telegrafi.

Panelistët tjerë në “Debat Plus” nuk janë pajtuar me këtë parashikim të Tahirit.

Xhevdet Pozhari thotë se LDK mund të fitojë rreth 5 komuna në zgjedhjet e ardhshme komunale.