10:07 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / OSH

Xhafer Tahiri: Vushtrria s’është përballur me këso vërshime qe 41 vite, familjet po strehohen tek të afërmit

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri është prononcuar për IndeksOnlinense kjo komunë nuk është përballur me këso vëshime të mëdha prej 41 vjetësh.

Ai tha se tani më shumë se kurrë Vushtrria ka nevojë për dorën e Qeverisë.

Tahiri ka njoftuar se deri tani familjarëve, të cilëve u ishin përmbytur shtëpitë nga shiu janë duke u strehuar te të afërmit e tyre, gjersa shtoi se komuna është mobiliziuar për t’i strehuar në shkolla.

“Kjo është kriza më e madhe e vëshimeve në Vushtrri që nga viti 1979. Vushtrria ka nevojë për dorën e Qeverisë. Tani është momenti.

Familjet me vetdëshirë janë strehuar te të afërmit e tyre ose në katet e sipërme të shtëpive të banimit.

Shtabi i krizës i komunës i ka bërë të gatshme shkollën “Naim Frashëri” ku janë 20 shtretër dhe palestrën e sportit në Samadregjë, por deri tani nuk kemi pasur kërkesa nga banorët për strehim”, tha Tahiri./IndeksOnline/