19:42 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Xhaka asiston, Mustafi shënon

Arsenal ka dyfishuar epërsinë kundër BATE Borisovit në kuadër të ndeshjës së kthimit në Europa Ligë.

Arsenal fillimisht kaluan në epërsi me një autogol nga Zakha Volkov, ndërsa për golin e dytë u përkujdes Shkodran Mustafi, i cili shënoi gol në minutën e 39-të.

Granit Xhaka ishte ai që krosoi nga rivënia këndore, duke e gjetur në zonë bashkëkombasin e tij, i cili nuk gaboi dhe shënoi gol të bukur me kokë. /IndeksOnline/