15:18 / E Martë, 12 Nëntor 2019

Xhaka bashkohet me Zvicrën: “Ne mund të bëhemi kampion bote”

Dy javët e fundit kanë qenë të vështira për mesfushorin shqiptar Granit Xhaka.

Pas problemit që pati me tifozët e Arsenalit, klubi vendosi që t’ia hiqte shiritin e kapitenit.

Përpos kësaj, ai mungoj në dy ndeshjet e fundit për londinezët dhe ende nuk dihet cila do të jetë e ardhmja e tij te Arsenali.

Megjithatë Xhaka me Zvicrën është histori krejt tjetër.

“Helvetikët” i dolën në mbrojtje mesfushorit shqiptar duke bërë të ditur që ai do të jetë kapiteni.

Xhaka sot është bashkuar me ekipin e Zvicrës. Atë e kanë pritur me përqafime futbollistët tjerë si Charyl Chappuis, Kofi Nimeley, Robin Vecchi e Andre Goncalves, transmeton Indeksonline.

Ai takoi edhe trajnerin Dany Ryser, i cili kishte ndihmuar Zvicrën U17 të bëhej kampion bote në vitin 2009.

“Edhe ne mund të ëndërrojmë të bëhemi kampion të botës pse jo? Definitivisht ne mund të arrijmë këtë sukses” deklaroi Xhaka.

/Indeksonline/