12:15 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Xhaka: Betejë e ashpër, fitore e rëndësishme

Granit Xhaka ka reaguar me anë të rrjeteve sociale pas fitores së Arsenalit ndaj Olympiacosit në ndeshjen e vlefshme për 1/16-tën e Ligës së Evropës.

Arsenali ka marr një fitore të madhe me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e tyre të parë të këtij raundi në udhëtim te Olympiacosi.

Goli i vetëm i klubit londinez erdhi në minutën e 81-të të ndeshjes me anë të Alexandre Lacazette.

Megjithatë, paraqitje të mirë patën edhe disa nga lojtarët tjerë, ndër ta edhe ylli shqiptar, Granit Xhaka.

Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale të reagojë pas fitores së madhe ndaj klubit grek.

“Betejë e ashpër, fitore e rëndësishme, më shumë punë për të bërë”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook.

Ndeshja kthyese zhvillohet në Emirates pas një javë, me datë 27 shkurt.