13:58 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Xhaka ”bomber”, Xhaka lider

Arsenali është mysafir i Bournemouth në ndeshjen e sotme në Premier League.

Në ”Vitality Stadium”, Arsenali do të tentojë të arkëtojë tri pikë sot.

Dhe tashmë, Unai Emery, trajner i Arsenalit e ka publikuar formacionin startues, transmeton IndeksOnline.

Në këtë përbërje janë të përfshirë edhe Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Madje, Xhaka sot do të jetë kapiten i skuadrës londineze, e cila është në kërkim të fitores.

Përndryshe, ndeshja në fjalë zhvillohet me fillim nga ora, 14:30./IndeksOnline/

Temat: