19:00 / E Diele, 26 Maj 2024 / G T

Xhaka dhe Leverkuseni festuan titujt në “BayArena” para shumë tifozëve

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka arritur në qytetin e saj sot gjatë ditës dhe mënjeherë është nisur drejt stadiumit “BayArena”.

Në stadium ishte një numër i madh tifozësh që po i prisnin yjet e Leverkusenit për t’i festuar dy titujt, Bundesligan dhe DFB Pokal, shkruan Indeksonline

Lojtarët e klubit gjerman përfshi edhe Granit Xhakën, prezantuan dy trofetë e fituara brenda këtij sezoni.

Kujtojmë që Leverkusen me Xabi Alonson arritën histori duke humbur vetëm një ndeshje në 53 sosh gjatë edicionit 2023/24./Indeksonline/