18:09 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Xhaka dhe Mustafi në bankën rezervë për ndeshjen me Qarabag

Arsenali do ta zhvillojë sonte ndeshjen e dytë në kuadër të kampanjës së re në Europa League.

Skuadra e Unai Emery do të përballet me skuadrën nga Azerbajxhani, Qarabagu si mysafir.

Edhe në këtë ndeshje, Emery ka vendosur që të luajë me lojtarë të nivelit më të ulët duke lënë në stol yjet e skuadrës, transmeton IndeksOnline.

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi nuk do të luajnë sonte nga minuta e parë, megjithëse mund të inkuadrohen në pjesën e dytë.

Nga ana tjetër, te skuadra azerbajxhanase, trajneri ia ka besuar rolin e titullarit mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli.

Dhe pak para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet me të cilat do të luajnë sonte.

Qarabag: Vagner, Guseynov, Medvedev, Rzezniczak, Agolli, Garayev, Michel, Madatov, Ozobic, Zoubir, Emeghara.

Arsenal:

/IndeksOnline/