22:46 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Xhaka dhe Shaqiri heqin dorë nga bonuset që i marrin te Zvicra

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe pjesa tjetër e lojtarëve së bashku me trajnerin e Zvicrës kanë vendosur të heqin dorë nga shpërblimet që do të duheshin të merrnin nga Federata.

Rreth 1 milionë franga do t’i lënë në arkat e Federatës së Zvicrës për të ndihmuar pas krizës që po kalon futbolli pas përhapjes së koronavirusit.

Në periudha si kjo duam që të qëndrojmë të bashkuar dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Ndeshjet e vështira fitohen të gjithë bashkë”, ka thënë trajneri i helvetikëve, Vladimir Petkovic.

Me këtë gjest kemi dashur që të japim një sinjal solidariteti dhe të tregojmë afirmitetin tonë me Federatën Zviceriane të Futbollit”, ka shtuar kapiteni i Kombëtares, Stephan Lichtsteiner. /IndeksOnline/