12:56 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / C E

Xhaka dhe Shaqiri i qojnë “selam” Serbisë, e mposhtin Kamerunin

Zvicra e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Kupën e Botës që po zhvillohet në Katar.

Skuadra e Xhakës dhe Shaqirit kanë mposhtur Kamerunin me rezultat 1-0 në ndeshjen e rrethit të parë të fazës së grupeve.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Breel Embolo në minutën e 48-të.

Ai realizoi pas një asisti të mençur nga ana e Xherdan Shaqirit në qendër të zonës.

VIDEO

Zvicra kështu merr kryesimin e grupit me 3 pikë në pritje të rezultatit të ndeshjes tjetër në mes të Brazilit dhe Serbisë. /IndeksOnline/