20:59 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Xhaka do të jap llogari para trajnerit për sjelljet ndaj tifozëve

Klubi e ka ftuar Granit Xhakën që të bisedojnë për reagimin e tij që e kishte bërë dje ndaj tifozëve të skuadrës.

Trajneri i Arsenalit dhe drejtori teknik kanë zhvilluar biseda me kosovarin, dhe u cilësua veprimi i tij mjaftë i gabuar.

Po ashtu është njoftuar se gjatë ditës së martë mund të ketë një komunikatë në lidhje me veprimet e tij.

Kurse ka pasur edhe disa shokë të skuadrës të cilët e kanë arsyetuar veprimin e tij, “Ne jemi të gjithë njerëz, të gjithë kemi emocione, dhe nganjëherë nuk është e lehtë të merresh me ta”, tha mbrojtësi i djathtë Hector Bellerin./Indeksonline/.