08:43 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / Blerim

Xhaka do të operohet, mësohet se sa do të mungojë!

Skuadra e Baselit e ka konfirmuar se mesfushori i tyre Taulant Xhaka do t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë në gju.

Xhaka nuk është me Baselin që nga fillimi i shtatorit, pasi lëndoi ligamentet e tij, por që tani thuhet se lëndimi është edhe më i rëndë, shkruan IndeksOnline

29 vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni aspak të lehtë, i cili thuhet se do ta humbë pjesën tjetër të sezonit.