16:04 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Xhaka: Emery na njeh mirë

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka pranuar që është i lumtur me fillimin e sezonit.

Xhaka është duke pritur qe bashkëlojtarët të rikthehen në ekip dhe të fillojnë përgatitjet për ndeshjen e radhës, transmeotn KosovaPress.

Shqiptari i cili luan për kombëtaren e Zvicrës tha se ky sezon do të jetë me i vështirë.

“Me munguan bashkëlojtarët, topi dhe është mirë të rikthehesh përsëri dhe jemi të gatshëm të bëjmë një sezon te mirë. Besoj që sezoni nuk do të jetë i lehtë, por i njohim me mirë bashkëlojtarët dhe trajneri na njeh me mirë. Ky është sezoni jonë i dytë me Unai Emery dhe dëshirojmë të jetë një sezon i mirë. Viti i kaluar nuk ishte një sezon i keq. Arritëm deri në finale, humbëm, luajtëm shumë mirë në Premier Ligë, mirëpo pesë ndeshjet e fundit nuk ishin të mira”, deklaroi ai.