10:09 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Xhaka i hapur të transferohet te ky klub

Granit Xhaka nuk do të gjejë paqe në Arsenal. Klubi me bazë në Londër ka treguar që nuk e dëshiron në skuadër pas incidentit në ndeshjen me Crystal Palace.

Sipas “Telegraph” Xhaka e ka vendosur të largohet nga Arsenalit dhe raportohet se Newcastle është i gatshëm të nënshkruajë me ish yllin e Borussia Munchengladbach.

Trajneri i “laraskave” Steve Bruce dëshiron të shtojë eksperiencë në skuadrën e tij dhe Xhaka supozohet se është i gatshëm për këtë lëvizje.

Megjithatë, klubi anglez do të përballet me Milanin për nëshkrimin e Xhakës, pasi gjigantët italian raportohet se janë të interesuar për shërbimet e tij./Indeksonline/