23:55 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Xhaka i kundërpërgjigjet ish-anëtarit të Liverpoolit pasi hodhi dyshime në lidershipin e tij

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka i është kundërpërgjigjur ish-mbrojtësit të Liverpoolit, Stephane Henchoz, i cili ka dyshime në lidhje me lidershipin e Xhakës për të qenë kapiten i Zvicrës pasi të pensionohet Stephan Lichtsteiner.

Xhaka, i cili është kandidat potencial për t’u bërë kapiten i Zvicrës, është kritikuar nga Henchozz, i cili tha se prejardhja e tij shqiptare nuk është gjë e mirë që ai të jetë kapiten i Kombëtares.

Henchoz i cili ka luajtur edhe në Celtic, Wigan dhe Blackburn, ka bërë 72 paraqitje edhe për Kombëtaren zvicerane në një periudhë prej 13 vitesh, transmeton IndeksOnline.

Stephane Henchoz and Gareth Barry

Dhe tani duke folur për Aagauer Zeitung, Xhaka shprehu keqardhjen e tij për ish-reprezentuesin zviceran dhe komentet e tij për shiritin e kapitenit, të cilin thotë se do ta mbante me krenari.

”Kjo dhembë. Do të gënjeja nëse do të thoja diçka tjetër. Jam lindur dhe zhvilluar në Zvicër. Fakti se kam dy zemra në gjoksin tim është fakt, i cili nuk ndryshon”.

”Por, unë kam qenë duke e përfaqësuar këtë Kombëtare, shtëpinë time, për më shumë se nëntë vite”.

”Shiritin e kapitenit do ta mbaja me krenari, por nuk kam nevojë për këtë rol që të marrë përgjegjësinë e skuadrës në ndeshje”./IndeksOnline/

Serbia v Switzerland: Group E - 2018 FIFA World Cup Russia