21:37 / E Premte, 23 Shkurt 2018

Xhaka kundër mikut të ngushtë: Mezi po e pres këtë ndeshje

Xhaka mezi po e pret përballjen me Milanin, për faktin se do të luajë kundër shokut të ngushtë, Ricardo Rodriguez – që aktivizohet te shtatë herë kampionët e Evropës.

Sot është hedhur shorti i garës së dytë më të madhe në Evropë, Europa League, ku ka sjell përballjen interesante; Milan – Arsenal.

Kjo përballje mes gjigantësh, nuk ka kaluar pa u komentuar menjëherë nga mesfushori shqiptar i “Topçinjve”, Granit Xhaka,

Xhaka e sheh ballafaqimin me Milanin si një ndeshje tejet të madhe, pasi do të luajë kundër njërit prej shokëve të tij më të mirë, por edhe me bashkëlojtarit te Zvicra, Ricardo Rodriguez.

“Kohë e gjatë pa u përballur me njëri-tjetrin shoku im, mezi po pres për këtë ndeshje. Nuk është vetëm ndeshje kundër Milanit, por edhe kundër shokut tim!”, ka shkruar Xhaka.

Të fundit