14:14 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Xhaka: Nder kur feston me stadiumin plotë 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, vendlindjes së prindërve të mi

Granit Xhaka dje zhvilloi një ndeshje miqësore në Prishtinë që kishte karakter humanitar.

Ky duel që u zhvillua kundër Milot Rashicës dhe shoqërisë së dy futbollistëve, duket se e ka emocionuar futbollistin e Arsenalit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Xhaka ka thënë se ishte nder dhe privile të luash në 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.

Ky është shkrimi i plotë i Xhakës në facebook.

Nder dhe privilegj, kur feston me stadiumin plotë 20-të vjetorin e çlirimit të Prishtinës, vendlindjes së prindërve të mi.

Vërtetë isha i emocionuar si kurrë më parë, pasi që po zhvilloja ndeshjën në stadiumin që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri”, po ashtu përkrahja që marr nga Kosova ime më jep motiv dhe forcë të punoj e ku do që jam të tregoj se nga i kemi rrënjët.

Ju falenderoj të gjithëve, që ishit të pranishëm, dashnia dhe përkrahja juaj më ka mbushur zemrën duke mos u kursyer asnjëherë që të jem mesin tuaj.

I juaji, GX34