75 Mall Live Search
21:50 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Xhaka: Unë u pranova në Basel falë babait dhe vëllait tim

Granit Xhaka padyshim që është një nga lojtarët më të talentuar me origjinë shqiptare.

Këtë e tregon edhe karriera e tij, ku tani është kthyer në një pikë kyçe për skuadrën e Arsenalit. Ndërsa flet për karrierën e tij ai shprehet se te skuadra e Bazelit ka shkuar falë vëllait të tij Taulantit dhe babait të tij.

“Taulanti është më i talentuar se unë. Karakteristika ime kryesore është se jam punëtor i madh. Nëse duhet bërë diçka nuk e lë për nesër, por e bëj sot dhe nesër. Unë jam pranuar në Bazel falë vëllait dhe babit tim. Ata donin që të merrnin vetëm atë, por babai u tha: ‘O të dy, o asnjërin’. Ata u detyruan të më merrnin dhe mua. “Duke qenë se isha gjithmonë ai që konsiderohesha me më pak talent, nuk e mendoja asnjëherë se do të bëhesha profesionist. Një ëndërr e kthyer në realitet. Gjë e mirë që ia dolëm të dy”. – ka thënë Granit Xhaka.

Ndërsa Xhaka tregon edhe për një moment aspak të mirë të karrierës së tij ku thotë: “Në moshën 15-vjeçare kam këputur ligamentin. Ai ishte një moment që më forcoi shumë dhe ndikoi në mentalitetin dhe psikologjinë time. “Sa herë kam dy ditë pushime, shkoj në Bazel. Takoj familjen time dhe kur luan Bazeli shkoj në stadium për të mbështetur Taulantin. Do të rikthehem një ditë, natyrisht nuk e mendoj këtë gjë në moshën 28-vjeçare, por mendoj kur të jem 30 vjeç si Aleks Frei. Të fitoj dhe ndonjë titull. Një ëndërr e madhe kur kthehesh dhe natyrisht që pritshmëritë janë më të larta” – përfundon Granit Xhaka.