10:54 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / OSH

Xhaketa e Kidës, kushton sa një Golf 2-sh

Orhidea Latifi, këngëtarja e njohur kosovar si Kida ka pasur një vit të suksesshëm, ani pse nuk kishte koncerte për shkak të pandemisë.

Përveç karrierës, Kida shquhet edhe për stilin e saj në veshje.

23-vjeçarja kohët e fundit po investon më shumë te vetja, gjë e cila shihet edhe në rrobat e saj më luksoze.

Vetëm xhaketa e saj kushton 670 euro, aq sa në faqe të Internetit online mund të gjeni një veturë të tipit Golf 2./Indeksonline/