75 Mall Live Search
11:13 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Xhavit Haliti: Ajri s`është asgjë më keq se në vitet e `70 -`80-ta

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka justifikuar cilësinë e dobët të ajrit në Prishtinë. Sipas tij asgjë nuk është jashtëzakonshme dhe nuk është situatë për tu shqetësuar.

Ka thënë se njëjtë situata ka qenë edhe gjatë viteve të 70 apo 80.

“Po diskutohet thua t’i që askush nuk ka jetua në Prishtinë e nuk e dimë situatën. Historikisht kush ka jetuar dhe kush ka studiuar në Prishtinë e din se kur ka mjegulla dhe kur është ftoftë ka qenë gjithmonë e njëjta situatë nuk është diçka ma keq se sa në vitet e 70 apo 80”, ka thënë Haliti në seancën e kuvendit pas fjalimit të deputetit, Korab Sejdiu.

Prishtina gjatë javës së fundit ka qenë njëri ndër vendet me cilësinë më të dobët të ajrit në gjithë botën. Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, lidhur me gjendjen alarmante kanë marrë një sër vendimesh për të përmirësuar cilësinë e ajrit.